Australian Open, favoritët kualifikohen në turin e tretë

Novak Djokovic fiton ndeshjen e tij të 91-të në karrierë në Melburn dhe kualifikohet në turin e tretë të Australian Open. Nuk ka qenë një ndeshje e lehtë për serbin përballja ndaj Alexey Popyrin, që tremb Nolen, por në fund dorëzohet pas 3 orëve lojë duke u mundur 3-1 (6-3, 4-6, 7-6, 6-3).
Djokovic që nuk mundet në “Rod Laver Arena” që nga viti 2019 merr suksesin e 30-të radhazi në Melburn, aty ku ka arritur të fitojë 10 herë turneun Australian Open. Në turin tjetër serbi do të përballet me Martin Etcheverry.
Kualifikohen në turin e tretë edhe Stefanos Tsitsipas dhe Andrey Rublev. Greku ka mposhtur 3-1 në një sfidë maratonë (zgjati mbi tre orë e gjysmë) australianin Thompson, ndërsa rusi ka mposhtur me rezultatin 3-0 amerikanin Eubanks.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




