Australian Open: Kualifikohet Alcaraz, çerekfinalet premtojnë

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Carlos Alcaraz kualifikohet për herë të parë në karrierë mes tetë më të mirëve të turneut Australian Open. Tenisti spanjoll ka mposhtur lehtësisht serbin Miomir Kecmanovic, duke dominuar sfidën që e fitoi me rezultatin 3-0 (6-4, 6-4, 6-0).

Në çerekfinale Alcaraz do të përballet me Zverev, që eliminoi Norrie, duke fituar 3-2 një ndeshje shumë të luftuar.

Kualifikohet në fazën çerekfinale të Slam-it të parë të vitit edhe Daniil Medvedev, që ka mposhtur me rezultatin 3-1 portugezin Nuno Borges. Rusi do të sfidojë polakun Hubert Hurkacz për një vend në gjysmëfinale.     

Janë mësuar tashmë emrat e tetë tenistëve më të mirë të Australian Open si dhe janë përcaktuar sfidat çerekfinale:

Australian Open – Çerekfinalet

Djokovic-Fritz

Sinner-Rublev

 Alcaraz- Zverev

Medvedev- Hurkacz


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme