Austria, mbёshtetёse e fuqishme e integrimit evropian të Shqipërisë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla priti sot në një takim, ambasadorin e Austrisë në Tiranë, Dr. Christian Steiner.
Balla tha se “Austria ёshtё mbёshtetёse e fuqishme e Shqipërisë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE”.
“Mbёshtetja e saj konstatohet nёpёrmjet projekteve tё shumta e tё ndryshme si: aktivitetet e grupimit “Miqtё e Shqipёrisё”; konsultimet dypalёshe; programeve trajnuese tё Akademisё Diplomatike, Vjenё; bashkёpunimi policor i shkёmbimit tё tё dhёnave; ndihmesa ndaj institucionit tё Avokatit tё Popullit; programet e ndryshme nё fushat e ekonomisё, zhvillimit, mjedisit si dhe nё kulturё, arsim, shkencё e shoqёrinё civile”, tha Balla.
Gjithashtu, Balla gjatë takimit i shprehu ambasadorit mirënjohjen për mbështetjen dhe asistencën e vyer të Austrisë në hartimin dhe zbatimin e Reformës në Drejtësi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




