Avionët e NATO-s u ngritën 370 herë në vitin 2021 për të shmangur avionët e huaj

Botë | 5 vite më parë

Avionët e NATO-s u ngritën 370 herë mbi qiellin evropian në vitin 2021 për të zmbrapsur aeroplanë të paparalajmëruar pranë hapësirës ajrore aleate.

Sipas deklaratës së NATO-s, 270 nga 370 ngritjet e avionëve të aleancës u bënë për t’iu përgjigjur avionëve rusë.

Shumica dërrmuese e përgjimeve kundër avionëve rusë ndodhën në rajonin e Balltikut, ku NATO po kryen një mision patrullimi ajror për Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë.

Përgjimet në përgjithësi ishin pa ndonjë incident. Thuhet se pak avionë të huaj hynë në hapësirën ajrore të NATO-s.

Në gjithë Evropën, më shumë se 60 avionë luftarakë të NATO-s janë vazhdimisht në gatishmëri të lartë për t’iu përgjigjur avionëve të tjerë luftarakë ose avionëve civilë që kanë humbur kontaktin me kullat e kontrollit.

NATO ka dy qendra të operacioneve ajrore në Evropë, një në Gjermani dhe tjetra në Spanjë. Ajo monitoron të gjitha lëvizjet në Evropë si përgjegjëse për veriun e kontinentit në Gjermani dhe për jugun në Spanjë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme