Avionët rusë marrin rrugë të gjatë për të shmangur hapësirën ajrore të BE-së

Botë | 5 vite më parë

Linjat ajrore ruse po detyrohen të marrin një rrugë rrethrrotullimi për në dhe nga enklava e saj Kaliningrad në Detin Baltik pasi vendet e Bashkimit Evropian mbyllin hapësirën e tyre ajrore për avionët e Rusisë.

Kaliningrad, një tokë prej 15,000 km katrore (9,320 milje katrore) që i përket Rusisë, ndodhet 300 km në perëndim të kontinentit dhe është vendosur midis vendeve balltike dhe anëtarëve të BE-së, Lituanisë dhe Polonisë.

Në vend që të fluturojnë drejtpërsëdrejti mbi Letoni dhe Lituani, aeroplanët rusë tani janë të detyruar të fluturojnë në veri drejt Shën Petersburgut, pastaj rreth bregut të Balltikut.

Kanadaja është bërë vendi i fundit, së bashku me vendet e BE-së dhe Britaninë, që ndalon avionët rusë nga hapësira e saj ajrore.

Në një masë hakmarrëse, linja ajrore kombëtare ruse Aeroflot ka thënë se po anulon të gjitha fluturimet drejt destinacioneve evropiane./BBC


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme