Avioni me presidentin polak u detyrua të bënte ulje emergjente gjatë rrugës për takimin me Biden

Botë | 5 vite më parë

Aeroplani me presidentin polak Andrzej Duda u detyrua të bënte një ulje emergjente të premten, sipas agjencisë së lajmeve të qeverisë polake PAP raporton CNN. 

Duda ishte vendosur të udhëtonte nga Varshava në Rzeszów për t’u takuar me Presidentin e SHBA Joe Biden. 

“Kishte një ulje emergjente të avionit me Presidentin Duda; avioni u kthye në Varshavë,” sipas PAP. 

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi gjithashtu uljen emergjente.

Biden tani do të ndryshojë orarin e tij këtë mëngjes, duke u takuar fillimisht me anëtarët e Divizionit të 82-të Ajror dhe më pas duke marrë pjesë në ngjarje humanitare në Poloni, sipas reporterëve të grupit. Edhe Duda do të marrë pjesë nëse arrin në kohë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme