AZHBR: 11.2 milionë euro grant për 156 kontrata për mekanikën bujqësore

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) në sajë të programit IPARD II ka nënshkruar 156 kontrata për shtimin e mekanikës bujqësore në ferma.
Ato synojnë përmirësimin e proceseve të punës në fermë duke mbështetur me traktorë dhe agregate të ndryshme, si pajisje për mbjellje, frezim, plugim, traktorë për kryerjen e punimeve agroteknike, etj.
Mjetet e reja bujqësore kanë reduktuar kohëzgjatjen e proceseve të punës, kanë përmirësuar cilësinë dhe rendimentin e prodhimit. Përdorimi i mekanikës së duhur ndihmon edhe në uljen e kostove, duke sjellë rritje të ekonomisë rurale.
Vlera e financimit të dhënë për këto investime, deri tani mban vlerën e 11.2 milionë euro, të cilat janë fonde të Bashkimit Europian në bashkëfinancim me qeverinë shqiptare.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




