Azovstal ende në duart e ukrainasve

Regjimenti Azov Ukrainës ka publikuar një video ku duken luftëtarqët e tij që i çojnë ujë dhe ndihma të tjera grave dhe fëmijëve që janë strehuar në një nga bunkerët e nëndheshëm në kombinatin e celikut Azovstal, e vetmja pjesë e Mariupolit që akoma nuk ka rënë në duart e rusëve.
Në video duken gra dhe fëmijë që dëgjohen të thonë se po u mbarojnë ushqimet dhe uji dhe bëjnë thirrje që të evakuohen nga qyteti jugor. Një numër i personave në video kanë javë që kanë mbetur nëntokë. Një vajzë thtoë se nuk e ka parë dritën e diellëit që nga 27 shkurti, dita e katërt e pushtimit rust të Ukrainës. Fjala “Fëmijë” e shkuar me shkronja të mëdha me bojë të kuqe mund të shihet në muret e bunkerit. Një grua dëgjohet të thotë se më shumë se 15 fëmijë deri në 14 vjeç strehohen në ndërtesë. Video besohet të jetë xhiruar në datën 21 prill.
Fabrika e celikut Azovstal, një labirint tunenlesh dhe punishtes, është një kompleks i madh industrial në qendër të Mariupolit. Ajo është si një qytet brenda qytetit.
Në fillim të kësaj jave, një nga komandatët e regjimentit azvol u shpreh për BBC se shumë civilë, përfshi fëmijë ishin strehuar në fabrikë. Pjesa më e madhe e Mariupolit është shkatërruar nga bombardimet ruse dhe luftimet e ashpra në rrugë. Këtë javë, presidenti rus Putin anulloi një sulm të planifikuar ndaj fabrikës dhe urdhëroi trupat e tij që ta bllokonin zonën.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




