Bajerni, 100 gola në një vit kalendarik

Gjermani | 5 vite më parë

Me dy golat e shënuar ndaj Frajburgut, në ndeshjen e vlefshme për javën e njëmbëdhjetë të Bundesligës, që është luajtur të shtunën, skuadra e Bajern të Mynihut ka arritur një rekord historik. Falë golave të Goretskës dhe Levandovskit, kampionët e Gjermanisë prekin shifrën e 100 golave në një vit kalendarik.

Një shenjë e mirë dhe shumë e bukur për njëmbëdhjetëshin e Nagelsman, që udhëheq renditjen e kampionatit gjerman duke qenë katër pikë larg vendit të dytë, i cili mbahet nga Borusia Dortmund, që të shtunën është mundur nga Lajpsigu, 2-1.

Klubi i Mynihut është bërë skuadra e dytë në historinë e Bundesligës që ka qenë në gjendje të shënojë 100 gola në një vit kalendarik. Më 1977, futbollistët e Këlnit arritën të shënonin në një vit kalendarik 101 gola. Dhe tanimë Bajern i Mynihut pretendon ta thyejë atë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme