Bajerni garanton qëndrimin e Olise, drejtori Dreesen: Asnjë ofertë nga Real Madrid

Emri i Michael Olise është një nga më të nxehtët sa i takon merkatos së kësaj vere në Europë. Shpesh sulmuesi francez i Bajern Mynih është lakuar si një përforcim i mundshëm i Real Madrid, por gjithçka e hedh poshtë klubi bavarez.
Së fundi ka folur drejtori i përgjithshëm i gjermanëve, duke garantuar qëndrimin e Olise. Jan-Christian Dreesen ka deklaruar: “Po, natyrisht që do të qëndrojë. Nuk na ka ardhur asnjë letër, asnjë faks dhe asnjë telefonatë nga Real Madrid. Është e çuditshme kur sheh të përhapen disa lajme, ndërkohë që ti e di të vërtetën.
Nuk e llogaris dot se sa herë miqtë dhe të njohurit më kanë pyetur në lidhje me situatën e Olise. Askush nuk më ka thënë: ‘Nëse dikush të afron 200 milionë euro, atëherë duhet ta shesësh'”.
Qëndrimi i Olise te Bajerni duket i sigurt edhe nga fakti se Real Madrid së fundi është interesuar për Yan Diomande dhe duket shumë afër zyrtarizimit të blerjes së tij.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




