Bajerni i Mynihut nuk heq dorë nga Kyle Walker

Gjermani | 3 vite më parë

Bayerni i Mynihut synon “të peshkojë” në Premier League. Sipas asaj që raportohet nga Daily Star, gjermanët do të tentojnë sërish Kyle Walker, pasi marrëveshja nuk u arrit verën e kaluar.

Ndërhyrja e Pep Guardiolës ishte vendimtare, pasi arriti të bindë anësorin anglez në orët e fundit të merkatos: situata, pavarësisht rinovimit të kontratës deri më 30 qershor 2026, duket se është krejtësisht ndryshe nga 12 muaj më parë, prandaj nuk mund të përjashtohet mundësia që mund të ketë një përparim në javët e ardhshme.

Është gjithashtu e paqartë se cili do të jetë vlerësimi i “qytetarëve” për kartonin e lojtarit, por mesa duket Bayerni i Mynihut dëshiron të fillojë nga e para pas një sezoni me ulje-ngritje. Gjithçka do të varet edhe nga trajneri i ri i mundshëm.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme