Bajerni mund Gladbahun, Myler kthehet në legjendë

Gjermani | 3 vite më parë

Tomas Myler fiton ndeshjen e 500 në karrierë me fanellën e Bajernit të Mynihut duke u bërë lojtari i parë në historinë e futbollit gjerman që fiton kaq shumë ndeshje me një klub.

Numri 25 nuk mund të gjente një rast më të mirë se ky për të vendosur në rekord të tillë pasi sot Bajerni i Mynihut priste në “Allianz Arena” rivalen e historike, Borusian e M’Gladbahut.

Miqtë kaluan të parët në avantazh me Elvedin (33’), por gëzimu u zgjati pak pasi një asist i zgjuar i Mylerit në minutën e 45’ u konvertua në gol nga Pavloviç, i cili gjeti golin e dytë në po kaq takime ku luan si titullar për Bajernin.

Në fraksionin e dytë Bajerni nuk uli për asnjë moment ritmin duke detyruar Gladbahun që të dorëzohej. Në minutën e 70’ Kejn shënoi një gol të lehtë pas një gabimi të kryer nga portieri rival ndëra katër minuta nga fundi i kohës së rregullt De Ligt do të shndërronte në gol një krosim perfekt të Sanes në zonë.

Pas kësaj përballjeje, Bajerni renditet në vend të dytë me 50 pikë, ndërsa Borusia M’Gladbah renditet në vend të 13-të me 21 pikë.

Sa i përket luftës për titull duket se gjithçka do të vendoset të shtunën e ardhme ku Bajer Leverkusen kryesues (mundën sot Darmshtadin) pret në shtëpi ekipin më të titulluar të Gjermanisë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme