Balla: Amnistia fiskale do të miratohet, në interes të vendit

Kreu i grupit parlamentar i PS Taulant Balla ka deklaruar se projektligji për amnistinë fiskale do të miratohet pasi është në interes të vendit. Në një deklaratë për mediat Balla shton se ky projektligj është mbështetur edhe nga Këshillimi Kombëtar ndërsa thotë se kjo është një gjë e mirë për ekonominë dhe për qytetarët.
“Ajo që besoj që duhet të kuptojmë është që në vlerësimin tonë, ne na rezulton nga Këshillimi Kombëtar se më shumë se 2/3 e mbështesin një nismë të tillë. Aministia Fiskale është një domosdoshmëri që Shqipëria të kalojë në një fazë tjetër nga tranzicioni. Ajo që ne duam të bëjmë është duke përjashtuar çdo të ardhur nga të veprimtaritë kriminale etj. Ne do ta miratojmë aministinë fiskale dhe besoj se çdo deputet duhet të kuptojë që kjo është një gjë e mirë për ekonominë dhe qytetarët. Unë mendoj se vendimmarrja në Kuvend, ka të bëjë dhe me vendimmarrjen për interesant e vendit” tha Balla.
Lidhur me zgjedhjet vendore, Balla tha se do të mbahen midis datave 15 prill-15 maj. Ai theksoi se PS do të garojë e vetme.
“Partia Socialiste nuk ka diskutuar për koalicione dhe bashkëpunim në këtë mbledhje. PS në 2017 dhe në 2019 ka garuar e vetme, në këte aspekt ne e kemi qartësuar qëndrimin tonë”, tha Balla.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




