Balla bën bilancin e sesionit parlamentar: “Punë intensive me produktivitet”

Politikë | 5 vite më parë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla bëri sot një përmbledhje të punës së kryer nga Kuvendi, gjatë sesionit të parë të legjislaturës së X. Zoti Balla e konsideroi këtë sesion shumë intensiv pune me shume produktivitet, duke e nisur nga buxheti i shtetit.

“ Është një buxhet më i madhi në historinë e 30 viteve të fundit. Buxheti u kthye nga Presidenti, cka shkaktoi një vonesë me buxhetet e bashkive. Nuk prisnim që opozita të votonte buxhetin apo paketën fiskale, janë ndarje tradicionale historike mes shumicës e pakicës.
Gjatë këtij sesioni, një ligj që do e nënvizoja për nga rëndësia është Bashkëqeverisja do të rrisë transparencën. Së treti mendoj për t’u nënvizuar është një nismë që ka ardhur nga zgjedhësit. Janë më shume se 22 mijë zgjedhës që duke përfituar nga e drejta për t’u sanskionuar, është një nismë shumë e rëndësishme dhe konkrete për krijimin e një regjistri që kryejnë vepra kriminale me bazë gjinore. Ka hyrë në procedurën e miratimit, do e miratojmë në sesionin e dytë të kësaj legjislature. Ajo që doja t’ju vija në dukje, janë 31 ligje të miratuara, 13 me konsensus nga dy palët në kuvend. Bëhet fjalë për ratifikime marrëveshjes, qofshin këto m pfizer për vaksinimin apo marrëveshje rajonale.

Sa i përket kontrollit parlamentar, ky sesion edhe pse i shkurtër, kanë qenë 3 interpelanca 2 komisione hetimore që vijojnë. Është një sesion që edhe mekanizmi i kontrollit parlamentar ka funksionuar.

E veçanta e këtij sesioni, si asnjëherë tjetër kemi patur një intensifikim në bashkëpunimin me Kosovën, kemi një memorandum bashkëpunimi që pritet të firmoset së shpejti.

Harmonizimi i qëndrimeve, ka një vlerë të rëndësishme dhe që duhet të ndiqet nga të gjithë ne, në mënyrë rigoroze. Edhe me grupin e PD, të paktën për cështje që lidhje me interesin kombëtar, si ai me Kosovën, nuk duhet të kemi ndasi.” deklaroi zoti Balla.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme