Balla: Lufta kundër narkotikëve në të gjithë territorin është sistematike

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar lidhur me një operacion antidrogë në vend, nga i cili u lëshuan 16-urdhër arreste.
Lidhur me operacionin e zhvilluar “Old Plant”, ku u ndaluan 16 persona kundër narkotikëve, Balla ka publikuar pamjet nga operacioni në mediat sociale duke deklaruar se lufta kundër narkotikëve është sistematike dhe e shtrirë në të gjithë territorin e vendit.
Teksa përgëzon Policinë, ministri i brendshëm shprehet se presim të tjera operacione ku goditet trafikimi i lëndëve narkotike, mbjellja apo shpërndarja.
“Lufta kundër prodhimit, trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike vazhdon të jetë sistematike në të gjithë territorin. Përgëzime Drejtorisë së Policisë dhe Prokurorisë Tiranë për operacionin e koduar “Old plants” dhe çmontimin e një rrjeti kriminal me 16 persona të vendosur para drejtësisë, që shfrytëzonte Malësinë e Krujës për kultivimin e bimëve narkotike. Presim të tjera operacione si ky”, deklaron ministri Balla.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




