Balla në Bukuresht: Rumania e gatshme të na mbështesë për procesin e integrimit

Kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ka qenë në Bukuresht ku është takuar me Kryetarin e Komisionit për Evropën në këtë Senatin rumun. Balla ka deklaruar se Rumania ka shprehur gatishmërinë për t’i ofruar Shqipërisë mbështetje për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.
“Bukuresht 📍 Senati i Rumanisë. Takim me Angel Tîlvâr, Senator, Kryetar i Komisionit për Europën në Senatin Rumun gjithashtu përgjegjës për Marrëdhëniet me Jashtë në Partinë Social Demokrate. Rumania është e gatshme të ofrojë mbështetje dhe ekspertizë për ekipet tona gjatë procesit të negociatave me Bashkimin Europian”, shkruan Balla.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




