Balla: Nuk ka kërkesë nga SPAK në Kuvend për imunitetin e Ballukut

Politikë | 5 muaj më parë

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ka bërë me dije se nuk ka kërkesë të dytë nga Prokuroria e Posaçme në Kuvend për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku.

Deklarata e Ballës erdhi fill pas interesimit në seancë plenare të shprehur nga deputeti demokrat Belind Këlliçi mbi këtë çështje.

Balla sqaroi se si anëtar i Këshillit për Rregulloren dhe Mandatin, nuk ka pasur asnjë njoftim për një kërkesë nga SPAK për Kuvendin, duke i cilësuar deklaratat e Këlliçit si tentative për dezinformim.

“Brenda 48 orësh njoftohen menjëherë anëtarët e këshillit për rregulloren dhe mandatin., unë jam një prej anëtarëve, nuk ka njoftim të tillë. Lajme të tilla të rreme në këto kohë dezinformimesh janë të përditshme. Nuk ka lajm të tillë. Pash me shumë kërshëri sot se opozita bën zëdhënësin e SPAK në mënyrë të rreme”, tha Balla.

Kujtojmë se në dhjetor të 2025-ës Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar iu drejtuar Kuvendit të Shqipërisë me një kërkesë zyrtare për dhënien e autorizimit për arrestimin ose heqjen e lirisë së Ballukut.

Më pas në mars të 2026-ës, shumica socialiste rrëzoi me 82 vota kërkesën e SPAK-ut për arrestimin e deputetes Balluku.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme