Balla: Opozita dy herë më shumë hapësirë në Kuvend se mazhoranca

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla publikoi sot disa të dhëna nga aktiviteti i Kuvendit të seancës së fundit plenare. Sipas të dhënave të publikuara nga Balla, referuar faqes zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë, opozita ka më shumë kohë në dispozicion se sa maxhoranca, pothuajse dyfishin e hapësirës në dispozicion. Ndërkohë në ligjet dhe aktet e miratuara konfirmohet vullneti i maxhorancës, që ka shumicën e tyre.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




