Balla pret anëtarin e Bundestagut dhe përfaqësuesin e SPD: Intensifikojmë bashkëpunimin mes dy grupeve parlamentare

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka pritur në një takim në Kryesinë e Kuvendit Anëtarin e Bundestagut dhe përfaqësues i SPD, Metin Hakverdi.
Gjatë takimit Balla i ka shprehur mirënjohjen z. Hakverdi dhe SPD gjermane për mbështetjen dhe vëmendjen ndaj Shqipërisë.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Balla shkruan se konteksti i ri gjeopolitik pas agresionit të pajustifikuar dhe të paprovokuar rus kundër Ukrainës imponojnë një marrëdhënie më të ngushtë të Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe një përshpejtim drastik të procesit të anëtarësimit.
“Konteksti i ri gjeopolitik pas agresionit të pajustifikuar dhe të paprovokuar rus kundër Ukrainës imponojnë një marrëdhënie më të ngushtë të Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe një përshpejtim drastik të procesit të anëtarësimit. Mirëpresim mbajtjen javën e ardhshme të Konferencës së Parë Ndërqeveritare mes BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shumë mirënjohje zotit Hakverdi dhe SPD gjermane për mbështetjen dhe vëmendjen ndaj Shqipërisë. Do të intensifikojmë bashkëpunimin mes dy grupeve tona parlamentare”, shkruan Balla.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




