Balla: Protesta e Berishës për hallet e tij personale

Politikë | 5 vite më parë

Ndërsa Berisha ka mbledhur një grup demokratësh përpara kreministrisë, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, nga kuvendi, është shprehur se kjo protestë nuk po mbahet për “Ballkanin e Hapur”, por për hallin e Sali Berishës. Ky është reagimi parë i Partisë Socialiste, lidhur me protestën. Balla ka theksuar se ajo nuk ka asgjë të përbashkët me politikën e Shqipërisë në rajon, dhe me angazhimin në kuadër të BE. Balla shprehet se shpreson që drejtësia të hetojë dosjet korruptive që flenë në sirtarët e SPAK, pasi teksa dhëndri është pjesë e protestave të Berishës, ne kemi dërguar një kallëzim penal sesi u privatizua kompleksi “Partizani”.

“Protesta nuk ka asgjë të përbashkët me politikën e Shqipërisë në rajon, dhe me angazhimin në kuadër të BE. Është thirrur për hallin e Sali Berishës dhe aspak për “Ballkanin e Hapur” e cila është nismë e mbështetur nga SHBA dhe BE. Ti kundërvihesh ndaj kësaj nisme është një linjë kundër SHBA në Shqipëri. Shpresoj që drejtësia të hetoj dosjet korruptive që flenë në sirtarët e SPAK, pasi teksa dhëndri është pjesë e protestave të Berishës, ne kemi dërguan një kallëzim penal sesi u privatizua kompleksi “Partizani”. I kemi dërguar edhe raportin e aferës korruptive më të madhe në këtë vend për privatizimin e OST tek OSHEE”, tha ai nga Kuvendi. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme