Balla takim me eurodeputetët: PE mbështetës i palëkundur i procesit të integrimit

Politikë | 2 vite më parë

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla ka zhvilluar një takim me eurodeputetët e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-Bashkimi Europian.

Balla tha në fjalën e tij, Balla theksoi se Parlamenti Europian mbetet një mbështetës i palëkundur i procesit të zgjerimit të BE me Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

“Shqipëria ka bërë përparim të thellë falë vendosmërisë politike, mbështetjes së madhe popullore të shoqërisë dhe punës së palodhur të administratës”, theksoi ndër të tjera Balla gjatë takimit.

Ai vlerësoi përkrahjen e vazhdueshme të Parlamentit Evropian dhe të eurodeputetëve përgjatë procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.

Në takim u diskutua gjithashtu për përparimet në procesin e vetting-ut dhe për operacionet e SPAK, të cilat kanë çuar në hetime, ndjekje penale dhe dënime të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. 

“Parimet thelbësore të Bashkimit Europian, duke përfshirë respektin për të gjitha të drejtat e njeriut, veçanërisht të drejtat e pakicave, demokracinë dhe sundimin e ligjit, janë ideale që Shqipëria i ka zhvilluar si vlera dhe është e përkushtuar t’i mbajë dhe t’i mbrojë, si në vend ashtu edhe në forumet ndërkombëtare dhe rajonale”, theksoi Balla.

Takimi u mbajt në një moment kyç për rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit, pas konferencës së dytë ndërqeveritare dhe hapjes së kapitujve themelorë të negociatave me BE-në.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme