Balla thirrje Alibeajt, Mediut dhe Dodës: Të ulemi të diskutojmë për presidentin e ri

Politikë | 4 vite më parë

Konferenca e Kryetarëve vendosi në mbledhjen e datës 10 Maj se raundi i parë i votimit për zgjedhjen e Presidentit të ri të Shqipërisë do të zhvillohet në 16 Maj.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, gjatë një prononcimi për media, u ka bërë thirrje kryetarëve të grupeve parlamentare opozitare që të ulen të diskutojnë për kriteret, profilin dhe emrat për Presidentin e ri. Balla tha se ky është kushti i vetëm që ka Partia Socialiste. Deri në datën 15 maj, orën 16:00 do të depozitohen kandidaturat për president të vendit.

“Nga sot jemi të gatshëm të ulemi me përfaqësuesit, drejtuesit e grupeve paralmentarë të opozitës. Ju bëj thirrje z.Alibeaj, znj.Doda dhe z.Mediu se koha që kemi në dispozicion deri në datë 15 ora 16:00 kur është momenti i depozitimit të kandidaturave është e shkurtër mirëpres në përgjigje nga ana e tyre me të cilët jemi të gatshëm të negociojmë.

Për kriteret, profilin që duam të ketë presidenti dhe me emra konkretë. Janë të mirëpritur të ulemi të bisedojmë. Ky është kushti i vetëm që ka PS.

Të diskutojmë dhe kanë të drejtën e propozimit të gjitha palët. Para se të shkojmë te emrat të diskutojmë për profilin”, tha Balla.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme