“Ballkani i Hapur”, ja marrëveshjet që kanë hyrë në fuqi

Rajon | 5 vite më parë

Në dhjetor 2021, në takimin e radhës për “Ballkanin e Hapur”, në Tiranë, mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së veriut u firmosën disa marrëveshje.

Mes tyre është edhe marrëveshja për bashkëpunim në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe politikës sanitare. Sipas  krerëve të “Open Balkan”, ajo ofrojnë qasje më të lehtë dhe procedura më të thjeshta doganore, reduktim të kontrolleve fizike dhe testeve laboratorike për importin e ushqimeve, kafshëve, ushqimit të kafshëve, bimëve dhe produkteve të tjera.

Me qëllim lehtësimin e tregtisë ndërmjet tre vendeve (Shqipëri, Serbi dhe Maqedonia e Veriut) dhe lehtësimin e qarkullimit të mallrave, në bazë të marrëveshjes, në pikat kufitare gjatë importit kryhet vetëm kontrolli i dokumentacionit, gjegjësisht inspektimi identifikues i dërgesave. Kontrolli fizik bëhet në vendin e shkarkimit ose në terminalin doganor në brendësi. Marrëveshjet bazohen në intensifikimin e bashkëpunimit me standardet e BE-së dhe njohjen e analizave laboratorike të kryera me metoda të akredituara.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme