Ballkani i Hapur, Vuçiç: Nisma s’i ka bërë keq askujt! Kovaçevski: Panairi i Verërave mundësi e shkëlqyer për bizneset

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç në fjalën e tij gjatë edicionit të parë të Panairit të Verërave, ka deklaruar se Ballkani i Hapur nuk i ka sjellë asgjë të keqe askujt. Teksa tha se Ballkani i Hapur ka pasur gjithnjë kritika, Vuçiç premton se ideja e tij, Ramës dhe Kovaçevskit do të vijojë dhe do punohet edhe më fortë për të gjithë qytetarët.
“Këtë e kemi arritur të gjithë së bashku, duke qenë se e njoh, unë jam një verëdashës më i madh se këta dhe kam qenë në më shumë vende. Sot kemi diçka për të qenë krenarë. S’mund të jemi më mirë se kaq, ia dolëm ta bënim këtë gjë. Hapa të mëdhenj patjetër që do të vijnë më pas, kur lexoni në broshura kuptoni që ky event është organizuar nga qeveria jonë. Nuk është burokratike dhe dua t’ju them që këtu janë investuar qindra emra, të cilët kanë kuptim për ne, pavarësisht se për publikun nuk kanë asnjë kuptim. Nuk kam parë asnjëherë panair më të bukur se ky. Dua të them dhe diçka mjaft personale, përpara se ta deklarojmë të hapur këtë panair, ideja jonë gjithmonë ka pasur kritika, ka pasur nga ata që kanë dashur të gjejnë gjilpërën në kashtë. Nuk mund të luftosh diçka që vjen natyrshëm, Ballkani i Hapur nuk i ka sjellë asgjë të keqe askujt, do të vijojmë të punojmë më fort. Do të punojmë për shqiptarët, maqedonasit e të gjithë qytetarët e Serbisë”, tha Vuçiç.
Ndërsa Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski e cilësoi si një mundësi të shkëlqyer Panairin e Verërave. Kovaçevski theksoi se ky panair do të shndërrohet në traditë dhe do ofrojë mundësi të shumta bashkëpunimi. Më tej Kovaçevski shtoi se Maqedonia e Veriut është vendi i dytë eksportues i verës në rajon dhe e 29-ta në rang global.
“Sot kemi mundësi të barabarta për të paraqitur në këtë panair produktet dhe mundësi e madhe për kontakte biznesi në nivel ndërkombëtar. Marrëveshje të reja, duke investuar dhe u zgjeruar. Shpresoj që ky panair të shndërrohet në traditë dhe të ofrojë gjithmonë e më shumë mundësi bashkëpunimi. Maqedonia e Veriut është eksportuesi i dytë më i madh i verës në rajon dhe e 29 në botë. Ne po rrisim eksportin e verës me shishe”, tha ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




