Ballo: Ja ku buron dashuria Rama-Meloni

E ftuar në studion e emisionit “3D nga Alban Dudushi” në RTSH , aktivistja për të drejtën e Diasporës në Itali, Geri Ballo vlerësoi aktivitetin e organizuar nga kryeministri Edi Rama në Milano me diasporën.
“Rama ka kapacitet shumë të mirë të komunikimit dhe gjatë fjalës vlerësojë arritjet e komuniteti shqiptar dhe sakrificë që kanë bërë shqiptarët këtu dhe kjo u vlerësua nga të pranishmit”
Duke komentuar marrëdhënien Rama-Meloni, aktivistja Ballo tha se, “Ballo tha se e shohim shpesh kryeministrin Rama me homologen italiane Meloni sepse atë që ka bëre Shqipëria duke pranuar emigrantët është e paprecedent dhe kjo po shitet në gjithë vendet e unionit.
“Nuk i thuhet jo Italisë sepse na ka ndihmuar shumë vite më radhë por kapitalin politik po e fiton Meloni dhe po vë në vështirësi të majtën italiane. E cila po e sulmon kwtw marrdhwnie sepse ai po e mbështet Melonin. E majta italiane ka pasur një qëndrueshmëri për çdo e emigranteve ndërsa kryeministren Meloni ka deklaruar që do e zgjidhjet këtë problem ndaj i duhet ky shembull i marrëveshjes me Shqipëri”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




