Balluku inspekton tunelin e Murrizit: Shpresojmë të përfundojë brenda 2024-ës

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka inspektuar punimet në Tunelin e Murrizit, që do të krijojë akses për verilindjen e vendit.
Për shkak të gjeologjisë, Balluku tha se nuk mund të jepen afate se kur do të përfundojë ky tunel, por nëse gjërat ecin sipas planeve mund të përfundojë brenda 2024.
“Nuk japin afate kohore për Murrizin. Koha ka treguar që kjo gjeologji është e paparashikueshme. I kemi vënë vetes disa afate, sepse ky është akses për verilindjen e vendit. Është akses për në 2 pikat kufitare në Maqedoninë e Veriut dhe një nga rrugët më të rëndësi që lidh kryeqytetin.
Shpresoj që tuneli të përfundojë brenda 2024-ës dhe me gjasa duket se gjërat po ecin. Na ka ndodhur të kemi element surprizë dhe nuk do donim të krijonim ndonjë problematikë tjetër”, tha Balluku.
Tuneli i Murrizit, 3.7 kilometra i gjatë, do të përmbyll një prej veprave më të rëndësishme të Rrugës së Arbrit ku deri më tani janë përmbyllur 87% e punimeve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




