Balluku: Miratuam ndërtimin e 2 parqeve fotovoltaike në Korçë! 2 % të energjisë do e mbajë shteti

Politikë | 4 vite më parë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku ka bërë me dije se Këshilli i Ministrave ka marrë sot vendimin për ndërtimin e 2 parqeve fotovoltaike në Korçë. Në një komunikim për mediat, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Balluku u shpreh se investimi është privat, por shteti shqiptar përfiton për shkak se 2% e energjisë së prodhuar gjatë vitit do t’i jepet shtetit në formë pagese.

 “Kemi miratuar sot dy parqe fotovoltaike në qarkun e Korçës, secili nga 20 MWH, pa mbështetje financiare nga shteti shqiptar, pra investim privat. Ky është lajm shumë i mirë, është investim nga entitete vendase, por që përkon me një periudhë shumë të vështirë sa i përket energjisë elektrike kur ne si vend kërkojmë të rrisim kapacitetet prodhuese sidomos ato të energjisë së gjelbër, dhe iniciativa të tilla mbështeten për t’i dhënë shpejtësi më të madhe për ndërtim dhe procedurat. Shteti shqiptar përfiton nga këto parqe pasi 2% e energjisë së prodhuar gjatë vitit i jepet shtetit shqiptar në formë produkti ose pagese në formë të rentës”, tha Balluku.

Po ashtu Ministrja bëri me dije se një tjetër projekt është edhe për prodhimin e hidrokarbureve në dy burime, në Frakull dhe Polvelsh, ku do të investohen 500 mijë dollarë për secilin prej tyre.

“Gjithashtu një tjetër vendim është projektvendimi për miratimin e marrëveshjes hidrokarbure për zhvillimin e hidrokarbureve në vendburimin e gazit natyror. Të dy vendburimet që kanë qenë në pronësi të Al Petrol, në fund të jetës së ciklit të investimeve do të kemi rijetësim, parashikohet që në fazën e eksplorimit të investohen 500 mijë dollarë për secilin vendburim, investim i rëndësishëm në fushën e gazit”, u shpreh ministrja.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme