Balluku në samitin e Këshillit Atlantik: Bashkërendim i çdo aksioni për daljen nga kriza!

Ekonomi | 5 vite më parë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku mori pjesë në samitin e Këshillit Atlantik mbajtur në Dubai, ku në qendër të punimeve të tij ishin gjeopolitika, sfidat e sektorëve energjetik, mbi të gjitha nafta dhe gazi. Në një ndër panelet e samitit i pranishëm ishte edhe CEO i DTEK, kompanisë më të madhe energjetike të Ukrainës, Maxim Timchenko.  Ministrja Balluku tha se Timchenko la frontin e luftës, për t’u bashkuar me të gjithë aktorët e fushës energjitike në samitin e Keshillit Atlantik. “Gjeopolitika, sfidat e sektorëve energjetik, mbi të gjitha nafta dhe gazi, ishin në qendër të diskutimeve gjatë takimit më të rëndësishëm të industrisë në këto momente kritike, kur kërkohet bashkërendim i çdo aksioni për daljen nga kriza”, deklaroi Balluku. Forumi Global i Energjisë i Këshillit Atlantik mbledh çdo vit vendimmarrësit kryesorë në botë për energjinë dhe politikën e jashtme.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme