Balluku: Shqipëria në podium në Europë, për energjinë e rinovueshme

Ekonomi | 3 vite më parë

Raporti i Zyrës së Statistikave të Bashkimit Europian (EUROSTAT) e rendit Shqipërinë të tretën, pas Suedisë dhe Finlandës për konsumin e energjisë që rrjedh nga burimet e rinovueshme duke lënë pas të gjitha vendet e tjera të BE.

Në raport evidentohet se konsumi bruto i energjisë, që gjenerohet nga burime të rinovueshme për vitin 2022 në Shqipëri rezultoi në 44%.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e cilësoi këtë një tregues i shkëlqyer për strategjinë e ndjekur deri më tani dhe një udhërrëfyes i qartë për rrugën në vijim.

“Shqipëria në podium, në Europë për energjinë e rinovueshme. Kemi kaluar objektivat europiane, duke u renditur kështu ndër vendet e para. Një tregues i shkëlqyer për strategjinë e ndjekur deri më tani dhe një udhërrëfyes i qartë për rrugën në vijim”, deklaroi ajo në një postim në rrjetet sociale.

Indikatori i referohet raportit të konsumit të energjisë që rrjedh nga burimet e rinovueshme, kundrejt konsumit total të energjisë (energjia elektrike, karburantet, etj).

Përdorimi i energjisë së rinovueshme ka shumë përfitime, duke përfshirë një reduktim të emetimeve të gazeve serrë, diversifikimin e furnizimeve me energji dhe një reduktim të varësisë nga tregjet e karburanteve fosile (nafta dhe gazi).

Rritja e burimeve të rinovueshme të energjisë mund të stimulojë gjithashtu punësimin në BE, përmes krijimit të vendeve të punës në teknologjitë e reja “të gjelbra”.

Burimet e rinovueshme të energjisë përfshijnë energjinë e erës, energjinë diellore (termike, fotovoltaike dhe të përqendruar), energjinë hidrike, energjinë baticore, energjinë gjeotermale, nxehtësinë e ambientit të kapur nga pompat e nxehtësisë, biokarburantet dhe pjesën e rinovueshme të mbetjeve.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme