Balluku takim me përfaqësues të Exxon Mobil: Investimi në TEC-in e Vlorës, projekt ambicioz rajonal

Ekonomi | 5 vite më parë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, e cila ndodhet për një vizitë pune në Houston, SHBA zhvilloi një takim me përfaqësues të kompanisë Exxon Mobil.

Kompania amerikane e gazit të lëngshëm Exxon Mobil është angazhuar për të investuar në projektin LNG të Vlorës.

Ministrja Balluku theksoi se investimi në TEC-in e Vlorës konsiderohet një projekt ambicioz rajonal.

Ministrja tha se po punohet për ndërtimin e veprave të mëdha për vendin, me partner të fuqishëm dhe serioz.

Kompania amerikane Exxon Mobil është kompania më e madhe për gazin e lëngshëm dhe naftën.

Qeveria shqiptare ka nënshkruar në vitin 2021 marrëveshje me dy kompanitë amerikane Exxonmobile dhe Excelerate Energy për riparimin dhe vënien në punë të termocentralit të Vlorës.

Marrëveshja do të përmbajë 3 pika kryesore: futjen e gazit të lëngshëm (LNG) në Shqipëri, konvertimin e TEC-it të Vlorës që të punojë me këtë gaz, si dhe ndërtimi i një terminali të ri gazifikimi, e deri tek shpërndarja në shkallë të vogël e gazit, duke shndërruar Vlorën në një treg rajonal.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme