Balluku takon Eskobar: Skavica dhe porti i lundrueshëm i Vlorës do kenë impakt në gjithë Ballkanin

Zv.kryeministrja, njëherësh Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka pritur në takim zëvendës ndihmës sekretarin amerikan dhe të dërguari e SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar si dhe ambasadorët e SHBA në rajon.
Fokusi i takimit ishte pikërisht situata gjeopolitike në rajon dhe bashkëpunimi mes vendeve, por edhe sektori energjetik.
Balluku tha se qeveria shqiptare po punon për të forcuar sektorin e energjetik, ku projektet madhore si Skavica dhe porti i lundrueshëm i Vlorës do të kenë një impakt të madh jo vetëm në vendin tonë, por në të gjithë rajonin.
Balluku ka vlerësuar mbështetjen që SHBA po i jep Shqipërisë në projekte strategjike.
“Sot prita në një takim të përzemërt Gabriel Eskobar , Yuri Kim dhe ambasadorët amerikan që kryejnë misionin e tyre në vendet e Ballkanit Perëndimor. Diskutuam mbi situatën gjeopolitike në rajon dhe bashkëpunimin mes vendeve, projektet që po avancojmë me mbështetjen e madhe të SHBA, si Skavica dhe porti i lundrueshëm i Vlorës, me impakt në të gjithë Ballkanin.
E njoha me objektivat dhe hapat që Qeveria Shqiptare po ndërmerr në sektorin energjetik, por edhe mbi projekte të tjera strategjike si porti i Durrësit. Shpreha mirënjohjen për të gjithë mbështetjen që SHBA po i jep Shqipërisë duke e siguruar se në çdo rast ne do të jemi krah tyre”, shkruan Balluku.
Eskobar prej 11 prillit ndodhet në Tiranë, ku ka zhvilluar takime me krerët e shteti dhe liderët e partive politike në vend në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit. Më herët Escobar u takua me Presidentin Bajram Begaj, Kryeministrin Edi Rama dhe Ministren e Jashtme, OIta Xhaçka, kreun e PL, Ilir Meta dhe kryetarin e komanduar të PD, Enkelejd Alibeaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




