Banka e Shqipërisë: Depozitat bankare i janë rikthyer ritmeve të larta të rritjes
Individët kanë rritur kursimet në banka gjatë viteve të fundit. Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, depozitat pa afat të individëve u rritën gjatë muajit shtator të këtij viti, me gati 17%, si në monedhën lekë ashtu dhe në valutë.
Në lekë individët vijojnë që të preferojnë depozitat likuide, për shkak të interesave të ulëta të kthimit, që nuk po nxisin kursimet afatgjata.
Ndërkohë normat e interesit për kursimet me afat 12 mujore janë më pak sesa 1%, si rrjedhojë e politikës monetare lehtësuese që ka ndjekur banka e Shqipërisë gjatë dekadës së fundit.
Banka e Shqipërisë vëren se, dy vitet e fundit depozitat bankare i janë rikthyer ritmeve të larta të rritjes. Tendenca filloi që gjatë vitit pandemik, një prirje që u konstatua në gjithë Evropën, pasi individët tentuan të kursejnë në kohë të pasigurta dhe në pamundësi për të shpenzuar, ndërsa po vijon edhe përgjatë këtij viti.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




