Banka e Shqipërisë, fitimi i bankave regjistroi rënie

Ekonomi | 5 vite më parë

Sektori bankar raportoi një fitim në vlerën 2.3 miliardë lekë, për periudhën janar-shkurt 2022.

Sipas Bankës së Shqipërisë, krahasuar me periudhën janar-shkurt 2021, fitimi i bankave regjistroi një rënie prej afërsisht 27%.

Ekspertët e bankave shprehen se, rënia e fitimeve mund të jetë e lidhur me një qasje më të kujdesshme që sistemi bankar po merr kundrejt rreziqeve në rritje të lidhura me inflacionin e lartë.

Sipas të dhënave treguesi kryesor që mat cilësinë e aktiveve të sektorit bankar, raporti i kredive me probleme, aktualisht nuk ka shfaqur rritje.

Në muajin shkurt 2022, kreditë me probleme shënuan një tjetër rënie të lehtë, ndërsa statistikat e të ardhurave dhe shpenzimeve nuk janë ende të detajuara ndonëse pritshmëritë janë për shifra pozitive.

Standarde ligjore të raportimit për bankat janë Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS) dhe kanë për qëllim mbikëqyrjen dhe orientimin për tendencën e performancës së sistemit.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme