Banka e Shqipërisë: Përmirësimi i situatës shëndetësore mbështeti një rigjallërim të shpejtë të aktivitetit ekonomik

Ekonomi | 5 vite më parë

Situata më e mirë shëndetësore dhe lehtësimi i masave kufizuese, mbështetën rigjallërimin e aktivitetit ekonomik. Përmirësimi ka qenë më i dukshëm në tremujorin e dytë të vitit, kur procesi i vaksinimit u përshpejtua. 
Përvoja e kësaj periudhe, tregon se përshpejtimi I procesit të vaksinimit mbetet i rëndësishëm për të zbutur pasiguritë që ecuria e pandemisë ende ruan mbi zhvillimet e ardhshme ekonomike dhe financiare. 
Kjo u evidentuar ne Deklaraten  e Stabilitetit Financiar për gjashtëmujorin e parë të vitit 2021 te bere nga Banka e Shqiperise. Veprimtaria e sektorit bankar u zhvillua në mënyrë të qëndrueshme thekson banka . Depozitat dhe kreditë u rritën, cilësia e kredisë u përmirësua ndjeshëm dhe treguesit e tjerë të qëndrueshmërisë financiare mbetën në nivele të përshtatshme. Në tërësi, eskpozimi i sektorit bankar ndaj rreziqeve u paraqit i kontrolluar. 
Për sektorin bankar, mbetet aktuale rëndësia e vlerësimit të rregullt të shkallës së ekspozimit ndaj rreziqeve, dhe e ruajtjes së një qëndrimi proaktiv në drejtim të marrjes së masave për zbutjen dhe përballimin e tyre. 
Në këtë drejtim, Banka e Shqipërisë mbetet e gatshme të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sipas ligjit, për të mbështetur veprimtarinë bankare dhe kontribuar në stabilitetin e sistemit financiar. 
Në përgjithësi, kushtet e financimit mbetën të favorshme dhe shumë shtete vijuan të mbështesin ekonominë me politika të favorshme fiskale e financiare. Ecuria e treguesve të punësimit ka qenë përgjithësisht pozitive. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme