Bankat e huaja që ndihmojnë Rusinë, rrezikojnë të vendosen nën regjimin e sanksioneve nga SHBA

Ekonomi | 4 vite më parë

Bankat e huaja, të cilat ndihmojnë Rusinë, rrezikojnë t’u vendosen sanksione nga ana e SHBA-së. Lajmi u bë i ditur nga zëvendës Sekretari amerikan i Thesarit.

 “Nëse i ofroni mbështetje materiale një individi ose entiteti të sanksionuar, ne mund të zgjerojmë regjimin tonë të sanksioneve tek ju,” tha zëvendës Sekretari i Thesarit të SHBA, Adewale ‘Wally’ Adeyemo, në një intervistë për New York Times.

 “Dua t’ua bëj të qartë këtë vendeve të tjera që mund të mos kenë ndërmarrë veprime sanksionuese: Shtetet e Bashkuara dhe aleatët dhe partnerët tanë janë të gatshëm të veprojnë nëse bëjnë gjëra që shkelin sanksionet tona.”, deklaroi ai.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme