Banorët e Qafëzezit në protestë, 14 fshatrat e Njësisë Mollas nuk kanë mjet transporti

Banorët e 14 fshatrave të Njësisë Administrative Mollas në bashkinë Kolonjë, kanë dalë në protestë pasi kërkojnë vendosjen e një mjeti transporti.
Në mungesë të mjeteve të transportit banorët janë të detyruar që të udhëtojnë në këmbë për më shumë se 3 orë për të shkuar deri në Mollas.
Problemin e tyre e kanë parashtruar edhe në Bashki, pasi liçenca e këtij mjeti i ka mbaruar dhe nuk është rinovuar nga bashkia.
Në këto fshatra janë pothuajse 900 banorë ku pjesa më ë madhe janë moshë e tretë.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




