Barazim i çmendur mes Ekuadorit dhe Brazilit

Gjyqtari kolumbian Wilmar Roldán është ylli i vërtetë i ndeshjes në të cilën Brazili barazoi 1-1 me Ekuadorin në 2850 metra lartësi në udhëtim në Kuito për kualifikueset e Botërorit, “Katar 2022”. Dy të përjashtuar, dy kartonë të kuq që i dhanë fillimisht portierit brazilian Alisson dhe më pas u anulluan, dy penallti të akorduara dhe më pas të anulluara, shumë konsultime me VAR. Seleçao e kishte siguruar kualifikimin në Katar shumë përpara dhe tani kryeson grupin Jugamerikan, i pamposhtur me 36 pikë në 14 ndeshje (një për tu rikuperuar). Ekuadori, nga ana tjetër, është i treti me 24 pikë në 15 ndeshje, në mes të zonës kualifikuese.
Ndeshja – Brazili zhbllokoi rezultatin pas 5 minutash lojë me anë të Casemiro. Më pas filloi shfaqja e arbitrave. Në minutën e 14-të të pjesës së dytë, portieri ekuadorian Domínguez u përjashtua me karton të kuq pas ndërhyrjes së rëndë ndaj Matheus Cunha jashtë zonës, duke marrë dhe konsultimin e VAR. Në minutën e 19-të, ishte radha e Emerson Royal, mbrojtësi i djathtë i Brazilit, që mer kartonin e dytë të verdhë.
Në minutën e 25-të, edhe Seleção rrezikon të mbetet pa portieri: Alisson godet Valencian. Arbitri fillimisht i jep kartonin e kuq, por rishikon veprimin në video dhe tërhiqet: e paralajmëron. Faulli duket i pavullnetshëm, me Alisson që preku topin i pari. Pjesa e parë përfundon në minutën e 54-ët.
Më pas një përplasje mes Raphinhas dhe Estupiñan, të cilën Roldán fillimisht e gjykoi si një penallti në favor të Ekuadorit në minutën e 9-të të pjesës së dytë. Por pastaj VAR e bën atë të ndryshojë mendje përsëri. Në minutën e 29-të të pjesës së dytë, vendasit arritën barazimin: goditje nga këndi i Platës dhe goditja fituese me kokë e Torres: 1-1.
Në minutën e 46-të, gjyqtari sinjalizoi penallti, ndërhyrje e parregullt e Alisson për Preciado dhe e përjashtoi portierin brazilian. Ish-lojtari i Romës prek topin i pari. Edhe një herë, penalltia dhe përjashtimi u anulluan. Dhe ndeshja që përfundon me pjesën e dytë që zgjati 56 minuta.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



