Barazimi me Romën, trajneri i Fenerbahçes jep dorëheqjen

Situatat në shtëpinë e Fenerbahçes po ndryshojnë në mënyrë dramatike pas barazimit me Romën në Ligën e Kampionëve. Trajneri turk, Ismail Kartal ka dhënë dorëheqjen, duke e njoftuar këtë në një konferencë për shtyp. “I falënderoj lojtarët e mi sonte dhe po jap dorëheqjen time”, tha trajneri turk. “E mora këtë vendim që klubi im të mund ta menaxhojë më mirë ekipin. Po jap dorëheqjen për të ndihmuar klubin dhe lojtarët e mi. Po largohem duke e ditur se nuk do të kthehem më kurrë”.
Menjëherë pas kësaj, presidenti i Fenerbahçes, Aziz Yildirim, u përpoq të sqaronte çështjet: “Askush prej nesh nuk dinte asgjë, duhet të qëndrojmë të qetë. Ai thotë se ndjen presionin: u shokua sepse dikush i hodhi një shishe në kokë. Tani po kthehet në shtëpi dhe është ende trajneri ynë. Ai ka nevojë për mbështetjen e klubit”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




