Barça, Aguero dhe aritmia: Nëse më duhet të ndaloj, do ta bëj

Lajmi se Sergio Aguero duhet të varë këpucët për shkak të aritmisë që vuan ishte një tronditje për botën e futbollit. Gazetarja argjentinase, Pia Shaë zbuloi përmbajtjen e një bisede me sulmuesin e Barcelonës. “Jam mirë, mirë… Thashethemet janë të tmerrshme – shkruan Kun – Kjo gjë e zemrës kërkon kohë, të paktën 6 muaj. Unë jam 33 vjeç dhe duhet të pres 6 muaj, plus tre stërvitje për t’u kthyer në fushe, epo është e komplikuar. Duhet të qëndroj jashtë 9 muaj, gati nje vit prandaj spekulojnë për pensionimin tim. Nëse më thonë se duhet të ndaloj do ta bëj, por më parë prisni rezultatet”.
“Tani po pres të bëj testimet, as të parin nuk e kam bërë akoma – fjalët e Agueros – Ndaj për një javë do të bëj testimet në klinike dhe do të shohim hapat që do të ndjekim. Por çfarë thonë se është e çuditshme, nuk e di…”.
Brenda disa javësh, duhet bërë më shumë qartësi për gjendjen e tij aktuale shëndetësore, pra nëse aritmia kardiake nga e cila vuan është me të vërtetë malinje. “Ndërkohë vazhdoj në planin tim të rikuperimit. Më pas do të shohim se çfarë do të jetë më e mira. Unë u shtrova në spital për pesë ditë, më kontrolluan dhe më pas pushova deri në testin e parë. Kështu që tani është çështje durimi. Unë shkova në Andorra për tre ditë, isha shumë nervoz për gjithçka që kishte ndodhur. Javën tjetër ose tjetër do të shohim se çfarë do të bëjmë, varet se çfarë do të më thonë”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




