“Barça është spektakolare”, Flick falënderon Mesin: “Nëse kështu

Spanjë | 2 vite më parë

Barcelona po fluturon me Hansi Flick. Trajneri i ri arriti menjëherë të gjejë përshtatjen e duhur në Katalonjë, duke sjellë Yamal dhe shokët e tij në vendin e parë në renditjen e La Liga-s dhe duke arritur menjëherë të përcjellë koncepte shumë inovative të lojës, të cilat po e bëjnë Barcelonën një nga skuadrat më të mira në Evropë. Këtë e ka deklaruar edhe Lionel Messi, i cili e cilësoi Barçën e re si “spektakolare”.

Sot në konferencën për shtyp, vetë Flick, duke iu përgjigjur një pyetjeje konkrete, komentoi fjalët e legjendës së katalanasve: “Është nder që lojtari më i mirë i Barçës dhe i historisë e thotë diçka të tillë”.

“Është gjithashtu mirë që ai ndjek ekipin. Vlerëson shumë të rinjtë në ekip dhe nderon atë që ka bërë gjithmonë për këtë klub. Do të thotë shumë për ekipin”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme