Barça, Laporta: Rikthimi i Mesit dhe Iniestas? Jo si futbollistë

Presidenti i Barcelonës, Juan Laporta sqaroi deklaratat e bëra gjatë konferencës për shtyp të prezantimit të Dani Alves për një rikthim të mundshëm në Spanjë të Mesit dhe Iniestës: “Ata vetë kanë deklaruar publikisht se duan të kthehen në Barcelonë – tha ai për Cadena Ser – por nuk e kisha parasysh si futbollistë”. Duke marrë shkas nga rikthimi i Xavi, gati për të debutuar në stolin e klubit, Laporta “spekulon” se dy ish-flamujt e katalanasve mund të ndjekin shembullin.
“Unë po flisja për një rikthim si trajnerë. Për këtë çështje ata kanë folur publikisht. Nuk përjashtohet që ata të kthehen tek ne, por jo si lojtarë. Ata kanë kontrata në fuqi, në jetë kurrë nuk i dihet”.
Numri një i klubit foli më pas për Xavi, i cili do të debutojë në pankinën e Barcelonës në derbin me Espanyol, ashtu si edhe Cruyff: “Unë nuk e dija këtë statistikë. Më jep kënaqësi të madhe ta shoh atë si trajner. Unë e ndjej se do të bëjë shumë mirë. Tani është vetëm në fillim të karrierës së tij, por jam i sigurt se do të jetë në gjendje të shkruajë historinë, ashtu si Cruyff.”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




