Barça prezanton Ksavin: Do jap gjithçka

Spanjë | 5 vite më parë

Dhjetë mijë tifozë Blaugrana mbushën Camp Nou për të ndjekur nënshkrimin e kontratës, së bashku me presidentin Laporta, dhe prezantimin zyrtar të Xavi si trajner i ri i Barcelonës. Një event me stil për një rikthim të shumëpritur. “Është një ëndërr e realizuar. Në vitin 2015 u largova, por ëndrra ishte të kthehesha dhe e bëj me përgjegjësinë më të madhe, por dhe me shumë entuziazëm. Duhet të punojmë shumë, kjo është shtëpia ime dhe nëse është e vështirë. Moment historik, ndihem i përgatitur, ADN-ja ime nuk ka ndryshuar, ideja është gjithmonë të jem protagonistë, të kem topin, të krijoj mundësi, të jem intensiv, besoj se ka një ekip me talent dhe një brez fantastik të rinjsh. Dua të transmetoj entuziazëm”, tha Xavi, i lëshuar paraprakisht nga Al Sadd.

Megjithatë, tani e pret një detyrë e vështirë: “E di që kam ardhur në një moment të komplikuar. Më pëlqejnë sfidat, jam një person konkurrues dhe nuk mund të isha në një vend më të mirë. Është një sfidë spektakolare. Jap jetën time për ta bërë që gjithçka të funksionojë mirë. Është sfida më e madhe e karrierës sime”.

“Jam shumë i emocionuar, faleminderit shumë, nuk dua të emocionohem por jam shumë. Faleminderit shumë klubit dhe tifozëve. Ne jemi skuadra më e mirë në botë dhe Barça duhet të jetë kërkuese: nuk mund të barazosh apo humbësh, këtu duhet të fitosh”.

“Kjo ditë do të shënojë historinë e klubit. Mirë se vini në shtëpi Xavi. Është një ditë shumë emocionuese”, tha Joan Laporta.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme