Barça, vjen Ferran Torres: ekzaminimet mjekësore dhe njoftimi

Dy ditë më parë Ferran Torres mbërriti në Barcelonë ku është gati të nisë aventurën e re me fanellën e Blaugrana. Siç raporton Mundo Deportivo, sulmuesi i Manchester Cityt sot do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore. Nëse këto nuk nxjerrin në pah ndonjë problem, blerja nga katalanasit do të zyrtarizohet. Torres arrin te Barcelona për 55 milionë të cilat do të shkojnë në arkat e Qytetarëve.
Marrëveshja është nënshkruar mes palëve javën e kaluar dhe do të jetë blerja luksoze e merkatos katalanase. Vetë trajneri Xavi kërkoi ardhjen e lojtarit, i cili donte që ai të përmirësonte lojën e tij sulmuese.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




