Barça zyrtarizon Kessie: kontratë deri në vitin 2026, klauzolë

Pas datës fatale të 30 qershorit dhe skadimit të kontratës me Milanin, për Franck Kessie te Barcelona mungonte vetëm njoftimi zyrtar që ka mbërritur sot. Mesfushori nga Bregu i Fildishtë që vjen si transferim i lirë, ka nënshkruar një kontratë deri më 30 qershor 2026 (nga 6.5 milionë neto në sezon) dhe do të ketë një klauzolë prej 500 milionë euro. Prezantimi në konferencën për shtyp është planifikuar për të martën në mëngjes.
Njoftimi zyrtar mbyll kështu kapitullin e thashethemeve që vijnë nga Spanja për problemet e mundshme për zyrtarizimin e Kessie. Situata e vështirë ekonomike e katalanasve sigurisht që e vonoi marrëveshjen, e cila megjithatë nuk u diskutua kurrë. Presidenti Laporta kishte paralajmëruar prezantimin e klasës 1996 për të mërkurën, sot konfirmimi përfundimtar, i mundshëm edhe falë shitjes së një pjese të të drejtave të ardhshme televizive që garantonte të ardhura prej 200 milionë eurosh.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




