Barcelona, Dembélé rinovon deri në vitin 2024

Ousmane Dembélé do të vazhdojë të jetë lojtar i Barcelonës, të paktën edhe për dy sezone të tjera. Klubi blaugrana, përmes një deklarate zyrtare, bëri të ditur se sulmuesi 25-vjeçar francez ka vendosur të rinovojë kontratën që i kishte skaduar qershorin e kaluar: një marrëveshje e re deri në vitin 2024, me një ulje të pagës që sipas mediave spanjolle do të jetë rreth 40% (tani do të përfitojë 6-7 milionë euro neto në sezon).
I mbërritur në Camp Nou në moshën 20-vjeçare, në vitin 2017 nga Borussia Dortmund për 105 milionë euro plus 40 bonuse, Dembélé deri më tani ka grumbulluar 147 paraqitje dhe 32 gola me fanellën e Barcelonës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




