Barcelona, fitore dramatike në fushën e Vilarealit

Spanjë | 5 vite më parë

Memphis Depay dhe Philippe Coutinho, me dy gola të vonshëm i dhanë fitoren Barcelonës kundër Villarrealit, ndërsa Xavi Hernandez shënoi dy suksese nga dy ndeshjet e La Ligës si trajner.

Goli i barazimit i Samuel Chukwueze dukej se i kishte dhënë nëndetëses së verdhë një pjesë të pikëve, por Barça u kundërpërgjigj me vetëm dy minuta të mbetura për të lëvizur drejt distancës së shtatë pikëve nga Real Madrid i vendit të parë.

Që në fillim, Barcelona ushtroi presion për të zhbllokuar ndeshjen, por ishte Pau Torres ai që iu dha shansi më i mirë i pjesës së pare, por goditi jashtë.

Barça kaloi në epërsi në rrethana të diskutueshme tre minuta pas fillimit të pjesës së dytë, kur një rishikim i VAR u përdor për të vendosur për pozicionin e  Memphis, ndërsa goli u shënua nga De Jong. Villarreal arriti të gjejë golin e barazimit me Chukwueze në minutën e 76-të.

Kur kishin mbetur dhe dy minuta lojë nga koha e rregullt, ëhstë Memphis që ka risjellë edhe njëherë katalanasit në avantazh, ndërsa Coutinho në minutën e 95-të vulosi gjithçka me penallti duke sigluar 3-1. Një fitore e rëndësishme për katalanasit, që gjithsesi kanë një largësi prej 7 pikësh me Realin e vendit të parë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme