Barcelona ka harruar të fitojë, 1-1 me Alaves

Spanjë | 6 vite më parë

Barcelonës i mungon akoma fitorja në kampionat. Pas suksesit 2-0 në Champions përballë Juventus, në La Liga katalanasit nuk po arrijnë të marrin veten pas humbjes në Klasike, duke barazuar 1-1 në fushën e Alaves, e mbetur me 10 lojtarë në pjesën e dytë pas kartonit të kuq të dhënë për Jota. 

Të zotët e shtëpisë kaluan të parët në avantazh me anë të Rioja, i cili përfitoi nga një gabim i portierit katalanas dhe e dërgoi topin në rrjetë. Në pjesën e dytë, në minutën e 63-të, një gabim i mbrojtjes vendase i ka dhënë mundësinë Griezmann të shënojë një gol të bukur, duke i dhënë Barcelonës barazimin 1-1. Katalanasit, me gjashtë ndeshje të luajtura, janë ngjitur në kuotën e tetë pikëve. Në kuotë të njëjtë pikësh(tetë) është dhe Alaves, por me dy ndeshje më shumë. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme