Barcelona, Laporta: Levandovski? I kërkuam të presë

Spanjë | 4 vite më parë

“Merkato? Në këtë moment nuk mund të bëjmë ende blerje. Jemi duke biseduar me lojtarët që na interesojnë që të na presin”. Këto janë fjalët e presidentit të Barcelonës, Joan Laporta, gjatë prezantimit të  Franck Kessie. Numri 1 i Blaugranas iu përgjigj kështu pyetjeve rreth ardhjeve të mundshme, duke përfshirë ato të Rahinha, Bernardo Silva dhe mbi të gjitha Lewandowski.

Për rinovimin e Ousmane Dembele, të cilit kontrata i skadoi më 30 qershor. “Ousmane nuk është lojtar i Barcelonës, por ne i bëmë një ofertë. Ai nuk erdhi të pranojë propozimin tonë, por ai dëshiron të vazhdojë të flasë. Ne do të vazhdojmë të flasim, të paktën tani për tani”. Nga ana tjetër, në merkato Laporta foli për të ardhmen e Frank de Jong: “Nëse nuk ka nevojë nuk do ta shesim atë”. Së fundi, drejtori sportiv Mateu Alemany i siguroi të gjithë për të ardhmen e 17-vjeçarit Gavi: “Ai do të vazhdojë te Barça në 100%”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme