Barcelona, Laporta mendon për rikthimin e Mesit

Është një verë shumë e nxehtë për Barcelonën. Blaugranët, pavarësisht vështirësive ekonomike, janë ndër protagonistët kryesorë në treg dhe fjalët e presidentit Joan Laporta i bëjnë tifozët të ëndërrojnë për të ardhmen e afërt. Numri një i katalanasve, gjatë një interviste për ESPN hodhi një bombë të vërtetë duke hipotezuar një rikthim të mundshëm të Messit. Kontrata e argjentinasit me PSG do të skadojë verën e ardhshme – ai gjithashtu ka një opsion për një vit tjetër -, kështu që tifozët katalanas shpresojnë “Pleshti” argjentinasi do të jetë në gjendje ta mbyllë karrierën e tij aty ku filloi gjithçka.
“Uroj dhe shpresoj që kapitulli i Messit te Barça nuk ka mbaruar – komenton numri një i klubit spanjoll -. Është përgjegjësia jonë të sigurojmë që ky kapitull, i cili është ende i hapur, të mos mbyllet. Messi meriton një finale karriere të shkëlqyer. Moralisht, si president i Barçës, mendoj se bëra atë që duhej të bëja. Por edhe si numri një i klubit dhe në nivel personal, mendoj se i kam borxh atij”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




