Barcelona nuk ndalet, një tjetër fitore

Rezultati i katërt radhazi i dobishëm dhe vendi i pestë për Barcelonën që nën drejtimin e Xavi vazhdon garën drejt kreut të tabelës pas një fillimi mediokër të sezonit me Koeman në stol. Blaugranët, edhe pse nuk bënë një lojë të jashtëzakonshme, arritën të pushtonin fushën e vështirë të Mallorca-s falë golit të de Jong në fund të pjesës së parë, i shërbyer në mënyrë perfekte nga krosimi i Mingueza.
Sulmuesi holandez është veçanërisht i frymëzuar dhe para golit vendimtar godet edhe shtyllën dhe traversën, më pas në pjesën e dytë Barcelona kufizon veten në administrimin e avantazhit, duke përfituar edhe nga rreziku i vogël i vendasve, të cilët paraqiten për të parën herë në të 92′ por Ter Stegen është I pakalueshëm përballë Costa. Oksigjen për katalanasit ndërsa skuadra ishullore mbetet kështu në 20 pikë në zonat më të ulëta të renditjes.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




